Majk publikon këngën e re “Viking”

20 tetor 2023 | 12:22

Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) këngën e re.

“Viking” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti me miksim dhe masterizim nga BigDeal Records.

Për ‘beat’-in u kujdes Pllumbeats me video të kompletuar nga produksioni i njohur, XL Films.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Kastriot Rexha (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë i veçantë si në interpretim ashtu edhe në klip.

Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhamia e Plumbit në Shkodër, një ndër objektet e kultit…