Majko flet për krizën politike në Kosovë: Nuk duhet nxituar në krijimin e qeverisë së re

07 prill 2020 | 08:00

Pandeli Majko ishte i ftuar në “Open” në Top Channel ku foli për krizën politikë në Kosovë.

Sipas Majkos situata paraqitet shumë e komplikuar.

“Situata paraqitet e komplikuar. Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së. Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën. Mendoj se nuk duhet nxituar për krijimin e qeverisë. Kjo sepse si Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit. Pas kësaj pritet dhe një krizë ekonomike, prandaj mendoj se nuk duhet të kemi nxitim për krijimin e qeverisë pasi qeveria në detyrë dhe kryeminnistri Kurti kanë shprehur si prioritet luftën ndaj Covid-19″, ka thënë Majko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky projekt është ndërtuar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet kompanive…