Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë nuk do të korrigjohet, por do të hapet
18 tetor 2018
| 13:16
Ministri i Diasporës të Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për njerëzit dhe bizneset.
Ai në hapje të “Javës me bizneset e diasporës”, ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb.
“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, në qoftë se delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko.
Ai ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.