Majko për tensionet në veri të Kosovës: Shpresa është bërë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër

27 dhjetor 2022 | 16:27

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar të martën lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Majko është shprehur se shpresa në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb, por me ata që shpëton”, ka shkruar Majko në “Facebook”.

Ndërkohë kujtojmë se të martën një grup aktivistësh ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë dhe ku kanë kërkuar që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave që humbën jetën në fatkeqësitë dhe aksidentet…