Majko përshëndet marrëveshjen në mes të Zaevit dhe Ahmetit
Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut në mes të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ministri e ka cilësuar marrëveshjen për qeverisjen e re si një hap në drejtimin e duhur.
Sipas Majkos, kjo marrëveshje ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime.
“Marrëveshja për qeverisjen e re të Maqedonisë së Veriut është një hap në drejtimin e duhur. Ajo ngjall shpresë që postet politike tu japin shqiptarëve më shumë hapësirë për të drejtat e tyre legjitime. E rëndësishme është që kjo marrëveshje të parashikojë por dhe të mos humbë atë që ka para syve. Urimet më të mira për këtë fillim”, ka thënë Majko.