Majko publikon fotografi të ushtrisë së Kosovës duke shkuar drejt Shqipërisë
26 nëntor 2019
| 14:19
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka postuar një fotografi në të cilën shihet kolona e Ushtrisë së Kosovës në ‘Rrugën e Kombit’ duke shkuar për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit që e goditi sot në mëngjes.
Në profilin e tij, ai ka shkruar se kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon.
“Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!”, ka shkruar Majko.
/Epoka e re/