Majko reagon pasi nuk u zgjodh deputet, ky është mesazhi i tij
Pandeli Majko përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai ka thënë se në këtë legjislaturë të parlamentit nuk do të jetë deputet.
Pandeli Majko ka theksuar se fushatën për numrin e tij personal 19 e ka kaluar në plan të dytë.
“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do t’i fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falënderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… ‘19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!’ Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë ‘everything’! Mirupafshim!”, ka shkruar Majko.