Majko: Serbia me sulmin në Banjska provoi të krijojë një Donbas serb në Kosovë
02 tetor 2024
| 11:59
Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, në konferencën e Institutit “OCTOPUS”, ka thënë se “Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në shumë gjëra dhe duke nxitur tension edhe në mes të grupeve etnike”.
Majko ka thënë se “disa vende kanë rritur distancën nga Moska, ndërsa të tjera vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta”.
“Dezinformimi ka krijuar sfida të reja”, ka thënë Majko.
Lidhur me agreiosnin në Banjska në shtator të vitit të kaluar, Majko ka thënë se “Banjska nuk e fshehu aludimin se ai ishte një tentativë srioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”.