Majlinda dhe Nora kualifikohen në gjysmëfinale të Grand Prixit
12 korrik 2019
| 14:08
Xhudistja Majlinda Kelmendi u kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, pasi e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani.
Nëse Kelmendi arrin të sigurojë ndonjë medalje në këtë garë, atëherë do ta shtojë edhe një tjetër Grand Prix tjetër në mesin e 22 medaljeve të fituara në turneun botëror të IJF, ku përfshihen Masters, Grand Prix dhe Grand Slams.
Në gjysmëfinale është kualifikuare dhe Nora Gjakova, e cila e mposhti me ippon bullgaren Ivelina Ilieva.