Majlinda, e artë në Gjermani
22 shkurt 2019
| 18:25
Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër sukses të radhës në xhudo. Ajo ka fituar medaljen e artë në Grand Slam të Dusseldorfit në Gjermani, kategoria deri në 52 kilogramë.
Xhudistja jonë më famë botëror, në finale rrahu xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.
Majlindën për këtë sukses e kanë uruar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
/Epoka e re/