
Majlinda, e artë në Izrael
24 janar 2019
| 17:16
Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix “Tel Aviv”. Kelmendi në finale e mposhti xhudistin e izraelit Gili Cohen për vetëm 35 sekonda.
Majlinda Kelmendi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë, kurse në çerekfinale pa problem e mposhti me ippon zviceranen Fabienne Kocher, derisa në gjysmëfinale e mposhti rumunen Andrea Chitun.
/Epoka e re/