Majlinda e bronztë në Japoni
26 gusht 2019
| 13:53
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Japoni.
Kelmendi në gjysmëfinale pësoi humbje nga kampionia botërore, Abe Uta, por në garë për medaljen e bronztë e mposhti portugezen Joana Ramos.
Kjo është medalja e dytë e bronztë për Kosovën në këtë kampionat, pasi dje e fitoi dhe Distria Krasniqi. Në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.
/Epoka e re/