Majlinda fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv.
Kampionia Olimpike në luftë për medalje të bronztë është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick, por ajo nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.
Me këtë xhudiste, Majlinda ishte përballur më 11 janar në Mastersin e Dohas, pikërisht për vend të tretë. Majlinda e kishte fituar atë luftë. Ajo në Grand Slamin e Tel Avivit ishte bartësja e parë, por u befasua në gjysmëfinale nga britanikja Chelsea Giles. Deri në gjysmëfinale Majlinda kishte shënuar dy fitore të vështira.
Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë në këtë garë.