Majlinda i jep fund karrierës aktive në xhudo

26 korrik 2021 | 13:48

Kampionia Olimpike në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës së saj të bujshme në xhudo.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ishte gara e fundit ku morri pjesë krenaria e sportit të Kosovës. Xhudistja ka thënë një prononcim për media se gara në Tokio ishte e fundit për të dhe se më nuk do të vazhdojë në garat tjera.

Majlinda ka fituar gjithçka që mund të fitohet në sportin e xhudos, medaljen e artë evropiane, botërore, dhe atë olimpikë në vitin 2016.

Në të ardhmen Kelmendin mund ta shohin në një zeje tjetër në xhudo, por jo si lojtare aktive.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë…