Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë
22 qershor 2019
| 17:48
Majlinda Kelmendi është ngritur sërish në piedestalet më të mëdha të kontinentit tonë.
Kampionia Olimpike fitoi medaljen e artë në garat e xhudos, që po mbahen në kuadër të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.
Heroina e Kosovës e mposhti në finale me Ippon kampionen e deritashme të Evropës, rusen, Natalia Kuziutina, të cilës i nxori ‘hakun’ për Distria Krasniqin, e cila kishte humbur në finalen e evropianit të kaluar nga kjo garuese.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/666694160468480/
Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës. Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.