Majlinda Kelmendi arrin në çerekfinale të botërorit Tokio 2019
26 gusht 2019
| 09:24
Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.
Kampionia Olimpike shënoi dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.
Kelmendi në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc.
Në çerekfinale, Majlinda takohet me japonzen, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, Ai Shishime, nga e cila ishte mposhtur në botërorin e 2017-s.