Majlinda Kelmendi debuton si trajnere në Grand Slamin e Parisit

05 shkurt 2022 | 12:43

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi ka debutuar si trajnere për senior në Grand Slamin që është duke u mbajtur në Paris.

Nga Kosova janë duke marrë pjesë katër xhudistë; Distria Krasniqi (-52kg), Flaka Loxha (-57kg),  Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg).

Edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka kushtuar një mbishkrim të veçantë fitueses olimpike nga Kosova.

“Hera e fundit kur e pamë Majlinda Kelmendin në Paris ishte në vitin 2017 kur fitoi Medaljen e Artë. Tani kampionia olimpike ka një rol të ri! Trajnimi i kampionëve të ardhshëm të Kosovës!”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha që kritikoi…