Majlinda Kelmendi feston sot ditëlindjen, Kuka: I tregove botës vlerat e forcën e femrës shqiptare
09 maj 2024
| 12:20
Kampionia olimpike dhe tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi feston sot ditlëindjen e 33-të.
Kelmendi bëri krenar gjithë Kosovën dhe vendet ku janë shqiptarët me medaljen olimpike në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil në vitin 2016. Në këtë ditë të shënuar nuk mungon urimi nga mentori i saj, Driton Kuka, i cili theksoi se ajo është emblemë e shtetit tonë.
“Majlinda …Urime Ditëlindja. Shumë krenar me veprën tande. Emblema e Shtetit tonë”, shkroi Kuka.
“I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare! Dashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua”. Ai urimin e tij e pasoi me një fotografi pas ceremonisë së medaljeve në Lojërat Olimpike Rio 2016.