![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/kelmendi.jpg)
Majlinda Kelmendi nderohet në Krujë
04 tetor 2023
| 15:07
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi e ka vizituar së fundmi muzeun historik dhe etnografik në Krujë. Ky muze e a mirëpritur sportisten nga Peja derisa ajo është shprehur e lumtur për vizitën.
“Kënaqësi të mirëprisnim në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kampionen Majlinda Kelmendi që vazhdimisht na ka bërë krenarë, me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare”, shkruhet në faqen e muzeut.
Majlinda Kelmendi tash e një kohë është bërë trajner e xhudos dhe me shumë sukses po i udhëheq sportistet e reja.