Majlinda Kelmendi pajiset me pasaportë diplomatike
21 maj 2018
| 11:27
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pajisur me pasaportë diplomatike xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, trajnerin Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Thaçi ka thënë me këtë rast se Majlinda është ambasadorja më e çmuar e Kosovës në botë
“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.