Majlinda Kelmendi: Që kur isha 15 vjeçe, e dija se do bëhesha më e mira në botë

06 nëntor 2021 | 09:46

 

“Arsyeja që isha shumë e lumtur kur fitova, dhe shumë e pikëlluar kur humba është sepse xhudo është jeta ime”, tha Kelmendi.

“Unë gjithmonë kam thënë se nuk kam talent, por isha shumë e përkushtuar. Nuk e di, por nuk mendoj se ka atlete tjetër në xhudo që ka ushtruar aq shumë sa unë”.

Legjenda e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi, ka pasur një karrierë të mahnitshme, shkruan Olimpiada, transmeton Klankosova.tv.

Tokio 2020 ishin lojërat e saj të treta dhe të fundit.

“Para lojërave olimpike të Rios unë u ndjeva totalisht ndryshe, dhe para lojërave të Tokios ishte komplet e kundërta”, u shpreh xhudistja pejane.

“Gjatë ndeshjes, e dija se çfarë duhet të bëja, e dija në cilin drejtim duhet të shkoja dhe të lëvizja, por trupi im thjesht nuk më dëgjonte më”.

“Kur trupi yt bëhet kështu, mendoj se është koha të ndalosh. Nuk vazhdohet më!”

Për shumë vite, Majlinda mbajti shpresat e një kombi të tërë.

“Mbase unë nuk jam Simone Biles, por në vendin tim jam shumë më shumë”.

“Unë doja të fitoja të artën, jo vetëm medalje, më duhej ta fitoja të artën”.

“Nuk mendoja vetëm për veten, por për të gjithë vendin tim”.

Tani, kampionia e Lojërave Olimpike të Rios është gati të fillojë epokën e re si një trajnere.

“Unë ende dua të jem në xhudo, ende dua të bëj diçka për xhudon, për xhudon në përgjithësi, jo vetëm për xhudon kosovare”.

“Trajneri im më dha shumë kurajo, që kur isha 15 apo 16 vjeçe, e dija se do bëhesha më e mira në botë”.

“Asnjëra nuk ishte e fortë për mua, asnjëra nuk ishte  e mirë për mua, asnjëra nuk ishte e paprekshme për mua”.

“Dua t’i them gjeneratës së re se ju vetëm duhet të besoni në vetën tuaj”, përfundoi medalistja e parë olimpike nga Kosova.

https://twitter.com/i/status/1456595434915434504

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e tretë e Ligës Unike që zhvillohet në fundjavë…