
Majlinda kërkon medaljen e medaljen e bronztë
18 shkurt 2021
| 14:35
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi mposhti në raundin e dytë gjermanen, Annika Wurfel, ndërsa në çerekfinale mundi rusen, Alesya Kuznetsova me ippon.
Në gjysmëfinale u mund nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.
Në luftën për të bronztën do të përballet me Charline Van Snick të Belgjikës.