
Majlinda kualifikohet në finale
24 janar 2019
| 14:36
Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kampionia Olimpike e mposhti Andrea Chitun e Rumanisë me ippon në kategorinë -52 kg. Majlinda në finale do të takohet me Gili Cohen nga Izraeli.