Majlinda kualifikohet në gjysmëfinale

22 shkurt 2019 | 14:42

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Dusseldorf.

Kelmendi në çerekfinale e mposhti koreanen, Bokyeong Jeong, derisa në gjysmëfinale do të përballet me . italianen Odette Giufrida, të cilën e kishte mposhtur në finale e madhe të “Rio 2016”.

Majlinda në rundin e tretë e mposhti brazilianen, Eleudis Valentim, me ippon, në kategorinë e peshave -52 kilogram.

Në rundin e dytë, Majlinda e kishte mposhtur gjermane, Verna Thumm, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.

Fotografia e Kosova Judo Federation

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e…