Majlinda në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi
24 tetor 2019
| 13:29
Tri fitore rresht me Ippon të Majlinda Kelmendit, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampionia Olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gilles (Britani e Madhe). Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut). Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndalë në rrethin e tretë nga Hyo Son (Kore e Veriut).