Majlinda ‘tradhtohet’ nga lotët teksa flet për personin që ia dedikoi medaljen e fituar në Minsk
26 qershor 2019
| 22:41
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e parë të Artë në Lojërat Evropiane, duke triumfuar në Minsk të Bjellorusisë.
Kelmendi është kthyer me medalje të artë nga Minsku, atje ku Kosova ka fituar edhe dy medalje tjera, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Këtë sukses në Minsk, Majlinda i’a ka dedikuar tezakut të saj, futbollistit të ndjerë Labinot Harbuzit.
E ftuar në “Zona B” në Klan Kosova, derisa tregonte këtë, Majlindën e kanë tradhtuar emocionet dhe ka shpërthyer në lot.
Labinot Harbuzi, futbollist me prejardhje nga Kosova që kishte veshur fanellën e grupmoshave të Suedisë, ka ndërruar jetë më 11 tetor të vitit të kaluar, në moshën 32 vjeçare.