Majmuni thyen bankomatin, por nuk merr asgjë (Video)
07 maj 2020
| 13:53
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Indi. Mediet e huaja shkruajnë se policia në New Delhi kishte marrë një telefonatë për thyerjen e një bankomati.
Mirëpo, pas hapjes së kamerave ata kanë parë që krimineli në fjalë ishte një majmun.
Në fillim, kafsha u argëtua nga fshesa e hedhur në pavion, por më pas vendosi të thyente dhe të hapte një ATM. Pak para ardhjes së policisë, majmuni u zhduk pa vjedhur asgjë./gazetashqip/