Makina e Mbretit Zog e shpuar nga plumbat në atentatin e Vjenës
16 qershor 2019
| 12:25
“Excelsior” ka botuar, të mërkurën e 25 shkurtit 1931, në faqen n°6, fotografinë e makinës së mbretit Zog të shpuar nga plumbat gjatë atentatit që iu bë në kryeqytetin austriak, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Ne raportuam për atentatin ndaj mbretit të Shqipërisë, Ahmet Zogu, në dalje të Operas së Vjenës. Dy ish-oficerë shqiptarë gjuajtën pesëmbëdhjetë herë me revolver mbi makinën në të cilën gjendej sovrani, duke vrarë një pjesëtar të oborrit mbretëror, por duke dështuar për të arritur mbretin.”