Makina e së ardhmes, Mercedes-Benz prezanton Vision AVTR (Video)

15 korrik 2020 | 10:54

Vision AVTR është modeli më i fundit i Mercedes Benz, që bashkon në një luksin, teknologjinë dhe rehatinë. Vision AVTR me katër motorët e tij elektrikë, të kontrollueshëm individualisht, ndryshon mënyrën e drejtimit të makinës. Për shkak të mundësisë për të drejtuar boshtet e përparme dhe të pasme në të njëjtën kohë ose në mënyra të kundërta, VISION AVTR mund të spostohet edhe anash, në një kënd 30 gradë, në kontrast me automjetet konvencionale. E ashtuquajtura “lëvizje gaforre” i jep mjetit një pamje të ngjashme me atë të zvarranikëve edhe në lëvizjet që kryen.

VISION AVTR është një makinë elektrike. Bateria është 100% e riciklueshme. Ajo mund të karikohet plotësisht në vetëm 15 minuta. Me një kapacitet prej rreth 110 kËh, VISION AVTR mund të udhëtojnë më shumë se 700 kilometra pa pasur nevojë për karikim.


I gjithë sistemi inteligjent me të cilin është pajisur makina bazohet mbi parimin e efikasitetit. Kjo do të thotë se performanca e atyre që quhen konsumatorë dytësorë të energjisë ndikon minimalisht në uljen e energjisë që gjeneron bateria.

Falë elementëve neuromorfë, pra sensorë, çipa dhe komponentë të tjerë, konsumohen vetëm pak vat energji. Furnizimi i tyre bëhet përmes pllakave të energjisë diellore të integruara në pjesën e pasme të mjetit.

Pjesa e brendshme është dizajnuar duke mbajtur parasysh përvojën dhe nevojat e pasagjerëve. Ajo është ideuar si hapësira ku pasagjerët mund të ndërveprojnë lirshëm. Ngjyra e sediljeve, e frymëzuar nga deti, ndryshon nuancat në varësi të dritës. Ajo është ndërtuar e gjitha me materiale të riciklueshme.


Lidhja e mjetit me drejtuesin është bërë gati organike. Ndërveprimi i parë midis saj dhe shoferit ndodh plotësisht intuitivisht përmes njësisë së kontrollit: duke vendosur dorën në tastierën qendrore, gjithçka aktivizohet dhe automjeti e njeh shoferin nga frymëmarrja.


Lidhja vizuale midis pasagjerëve dhe botës së jashtme mundësohet nga ekrani i lakuar, i cili zëvendëson panelin e zakonshëm. Bota e jashtme përreth automjetit tregohet në grafikë 3D në kohë reale dhe në të njëjtën kohë tregon se çfarë po ndodh në rrugë. Pasagjerët bëhen të vetëdijshëm për forca të ndryshme të natyrës që nuk janë normalisht të dukshme për syrin e njeriut, siç janë fushat magnetike, bioenergjia ose drita ultravjollcë.


Me VISION AVTR, Benz ka marrë përsipër të tregojë se si një automjet mund të shkrihet në mënyrë harmonike me mjedisin e tij dhe të komunikojë me të. Në ekosistemin e së ardhmes, luksi i fundit është shkrirja e njeriut dhe e natyrës me ndihmën e teknologjisë. VISION AVTR është një shembull i luksit të qëndrueshëm në fushën e projektimit. Sapo hyn në të, mjeti kthehet një një zgjatim të trupit tuaj dhe një mjet për të zbuluar mjedisin, si në filmin “Avatar”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=l5ZK0S8Q7JU&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së dhe ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…