Makina fluturuese, prezantohet në 11 Maj në Barcelonë
Ëndrra e të gjithë shoferëve po bëhet realitet: së shpejti do të mund t’i shpëtosh trafikut duke ngarë një makinë fluturuese. “Pal-V”, shtëpia automobilistike holandeze, do të prezantojë më 11 maj, Liberty Pioneer, automjetin e parë fluturues në botë të projektuar për tu përdorur lirisht në rrugë publike.
Ai do të jetë protagonisti i sallonit ndërkombëtar të Barcelonës, panairi automobilistik katalan, që i dedikohet inovacionit. Nuk bëhet fjalë për një shpikje fanta-shkencore, por për një produkt të sigurt dhe që respekton normativat e pjesës më të madhe të vendeve të botës – sigurojnë prodhuesit. Automobili i prezantuar nga shtëpia holandeze, teknikisht është një xhirokopter; në krahasim me helikopterët normalë ai ka një helikë më të vogël dhe e merr shtytjen kryesore nga një helikë e pasme, e lidhur direkt me motorin.
Për ta ngarë nevojitet një patentë fluturimi. Autonomia e mjetit me një karburator plot është rreth 1300 km në rrugë dhe 500 km në fluturim. Edhe parametrat e tjerë janë thuajse normalë me arritjen e 100 km në orë brenda 9 sekondave dhe me kapacitetin për të arritur shpejtësinë e 180 km në orë në rrugë.
Dimensionet janë thuajse sa të një fuoristrade; 4 metra gjatësi dhe 2 gjerësi. Pesha, është shumë më e vogël; vetëm 600 kg. Sidoqoftë, helikat mund të jenë pak të sikletshme për një parkim normal të mjetit. Në këtë rast, “Pal-V” e ka zgjidhur problemin me një funksion të quajtur “ndryshim modaliteti”. Mjafton të shtypësh një buton, pak si në filmat e James Bond, për të bërë që helikat të dalin apo të fshihen…Ai kushton 499 mijë euro, çmim ky për një super makinë luksi dhe do të prodhohet fillimisht në 90 ekzemplarë./tch/