Makina luksoze për fëmijë, duke filluar nga 30 mijë euro
26 shtator 2019
| 11:48
Edhe të vegjlit tanimë mund ta drejtojnë një makinë luksoze për vetëm 30 mijë euro. “Bugatti” ka prezantuar një model automjeti për fëmijë, që është sa një e katërta e përmasave origjinale. Makina “Bugatti Baby II” mund të drejtohet edhe nga të rriturit. Modeli final, i cili u krijua për herë të parë në vitin 1927-1936 si makinë lodër për fëmijë, u prezantua gjatë festimeve të përvjetorit të 110 të firmës.