Makina që harxhon 5 litra ujë për 5 mijë kilometra
19 janar 2019
| 00:34
Një inxhinier italian po provon që të vë në jetë idenë e tij revolucionare për mbarë botën e automjeteve. Lorenzo Enrico po punon për të krijuar një motor makine që furnizohet plotësisht me ujë.
Në dukje kjo është një ëndrre parealizueshme, por për të cilën shpikësi italian nuk është dorëzuar kurrë. Enrico kërkon një metodë për të nxjerrë hidrogjenin nga uji dhe për ta përdorur si burim energjie, në gjendje të konsumojë pak.
Ai vendosi të zbatojë idenë e tij të quajtur ‘Hydromoving Technology’, në një makinë Nissan 370, e mbiquajtur Z-Hydro pikërisht prej kësaj veçantie. Ai pretendon që automjeti të harxhojë 5 litra ujë për 5 mijë kilometra. Shpikja e tij do të bënte të lumtur shumë njerëz.