Makinat elektrike do të lënë pa punë 410,000 persona në Gjermani

14 janar 2020 | 22:02

Rreth 410,000 persona pritet të humbasin vendin e punës në Gjermani deri në vitin 2030, kur vendi do të kalojë plotësisht në transportin elektrik duke lënë motorët konvencional me djegie të fosileve.

Sipas një plani të Platformës së Automobilit Kombëtar (NPM), organ i qeverisë gjermane, lënia e motorëve me djegie për t’i zëvendësuar ata me makina elektrike do të ketë një kosto të lartë për Gjermaninë.

Me kalimin në përdorimin e makinave elektrike, rreth 410 mijë persona pritet të humbasin vendin e punës në këtë vend.

Sipas NPM shkaku i humbjes së vendeve të punës është “nevoja më pak punëtorë në prodhim, pasi motorët elektrikë kanë më pak pjesë sesa motorët e naftës”.

“Një motor me djegie të brendshme prodhohet nga montimi i të paktën 1.200 pjesëve, kurse prodhimi i një motori elektrik realizohet me rreth 200 pjesë”, sqaroi Platforma e Automobilit Kombëtar.

Reduktimi më i lartë i krahut të punës pritet të jetë në linjat e prodhimit të motorëve me karburant fosil dhe kutive të transmisionit, 88,000 persona, shruan “gazetashqip”.

Për të mbajtur në nivelin më të ulët të mundshëm reduktimin në fjalë të vendeve të punës, kompanitë prodhuese të automobilave duhet të bëjnë një planifikim strategjik të personelit dhe të ngrihen qendra rajonale të kualifikimit.

Politikanët, përfaqësuesit e biznesit, sindikatat dhe ekspertët pritet ta diskutojnë këtë çështje në detaje gjatë Samitit të Automobilistikës, i cili do të mbahet të mërkurën e 15 janarit në Gjermani.

Sektori gjerman i automobilave përbën 5 për qind të vlerës totale të shtuar. Ky sektor siguron 3 për qind të punësimit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mendësia shkatërruese që i ka dalluar në opozitë për vite…