Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër

31 korrik 2022 | 16:59

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në supestradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Blinishtit.

Një makinë është përplasur kokë më kokë me një makinë me targa italiane.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës por ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Nga veprimet e para te policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i automjeti me targa te huaja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka pësuar humbjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian,…