Makinerit bujqesore ‘pushtojnë’ Evropën: Pas Gjermanisë, Belgjikës dhe Francës, në “vallen” e protestës edhe Spanja
Fermerët në shtete të ndryshme të Evropës po ngrihen në protestë, e këtij mobilizim po i shtohet edhe Spanja.
Pjesëmarrja e tyre u njoftua nga tre sindikatat më të mëdha bujqësore në vend, në një kohë kur kolegët e tyre francezë dhe belgë kanë bllokuar tashmë rrugët qendrore në vendet e tyre.
Në fakt, protestuesit po paralajmërojnë edhe bllokimin e porteve për të ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe për të ushtruar më shumë presion.
Fermerët belgë, nga ana tjetër, kanë njoftuar tashmë se do të bllokojnë portin e kontejnerëve të Zeebrugge. Deri më tani, ata bllokuar rrugët kryesore të Antëerp për shumë orë duke shkaktuar kaos trafiku.
Ishin fermerët në Gjermani të parët që u ngritën në protestë, ndërma më pas u ndoqën nga ata të Francës, Belgjikës dhe tashmë edhe të Spanjës.
Në lidhje me këtë më herët presidenti frances, Emmanuel Macron kërkoi ndihmë nga Bashkimi Europian për të qetësuar protestat. Ai u shpreh se BE duhet të rregullojë importet e produkteve bujqësore nga Ukraina dhe të lehtësojë rregulloret bujqësore.
“Ne kërkuam (nga BE-ja) gjëra shumë specifike për fermerët tanë”, tha Macron, teksa bëri thirrje për një debat të gjerë evropian mbi rregulloret bujqësore, veçanërisht për të siguruar që produktet e importuara të përmbushin standardet evropiane.
Importet nga Ukraina, mbi të cilat BE-ja hoqi dorë nga kuotat dhe tarifat pasi Rusia pushtoi në shkurt 2022, dhe negociatat e rinovuara për të arritur një marrëveshje me Mercosur kanë nxitur shqetësimin e fermerëve që ankohen për konkurrencë të pandershme në sheqer, në drithëra dhe mish.