Makinës së “pashkatërrueshme”, i thyhet xhami që në prezantim! (Video)
22 nëntor 2019
| 18:04
“Cybertruck” është kryevepra dhe revolucioni i radhës i “sjellë në jetë” nga Tesla.
Gjigantët e prodhimit të makinave elektrike, prezantuan modelin e tyre të gjashtë, automjetit SUV që premton të jetë i pa shkatërrueshëm.
“Monstra” e re e Teslas do të jetë e gjatë 588 centimetra dhe 190 centimetra e gjerë, ndërsa do të ketë kapacitet deri në 6 vende. Çmimet do të varjojnë nga 40 mijë deri në 70 mijë dollarë dhe makina do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Gjatë prezantimit nga Elon Mask mbi “Cybertruck” u bënë prova të ndryshme për të vërtetuar fortësinë e makinës. Megjithatë, testi i dritareve rezultoi jashtë pritshmërive, me automjetin që përfundoi me xhama të krisur./A2