Makolli, Ismaili dhe Tahiri shpalosin idetë e Dekadës së Re në Kolovicë
18 shtator 2019
| 11:40
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, e shoqëruar edhe nga kandidatët e tjerë për deputetë nga dega e Prishtinës, Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, kanë vazhduar takim me banorët e lagjes Kolovicë.
Merita Makolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se në këtë takim kanë shpalosur idetë e tyre për Dekadën e Re. “Aderime të reja në Kolovicë. Pritje shumë e ngrohtë nga qytetarët. Bashkë me Uranin dhe Abelardin patëm kënaqësinë t’i shpalosim idetë tona për Dekadën e Re”, ka shkruar Makolli.
/Epoka e re/