Makolli nderohet me çmimin ‘Ambasador i paqes’
Presidenti i Federatës së Kickboxit, Fatmir Makolli është nderuar me çmimin “Ambasador i paqes” për kontributin e tij të dhënë në promovimin e sportit.
Këtë çmim Makollit ia dorëzoi Tahir Shabani nga organizata “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network” në Londër. Ai me këtë rast ka thënë se Makolli ka kontribuar shumë në promovimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Është nder dhe krenari ta nderojmë presidentin e Federatës së Kickboxit, Fatmir Makolli me titullin ,Ambasador i paqes,. Është me të vërtetë kontributi, promovimi i sporteve të Kosovës meriton përkrahje edhe ndërkombëtare për të gjitha medaljet e arta që Kosova na i solli”, ka thënë Tahiri. Kurse vet Makolli u shpreh shumë i lumtur me këtë çmim për të cilin tha se do të jetë një shtytje edhe më e madhe për të punuar me më shumë përkushtim për sportin e Kosovës.
“Jam shumë i nderuar me këtë çmim dhe besoj që në të ardhmen do të punoj, dhe më shumë dhe është një stimulim i madh që në të ardhmen të punoj edhe më shumë për sportin sepse dihet që sportisti është ambasadori më i mirë i shtetit”, ka theksuar Makolli.