Mal Drenica uron KF Deçiqi nga Tuzi: Zoti dhe atdheu të gëzoftë për titullin kampion në Mal të Zi

29 maj 2024 | 12:56

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe luftëtari i lirisë, Behram Hoti (Mal Drenica), ka uruar skuadrën shqiptare të futbollit KF Deçiqi nga Tuzi për shpalljen kampion në Malin e Zi.

“Deçiq o bjeshkë e bekuar, Deçiq i flamurit kombëtar shqiptar, Zoti dhe atdheu të gëzoftë me urime dhe me dashuri për titullin kampion në Malin e Zi! Malësi e Madhe, histori kombëtare, krenari e lashtë, shqipe e lashtë, pa ty as Zotin nuk di me dashtë”, ka thënë Mal Drenica.

Ky është titulli i parë kampion në histori për skuadrën e Deçiqit, që për herë të parë në elitën e futbollit malazez ka debutuar në sezonin 2006-2007.

May be an image of 3 people, people playing soccer, people playing football and text that says 'शो 15 epcg epcg'

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, sot…