Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren
06 janar 2020
| 09:06
Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren, duke iu referuar asaj që raportojnë mediat spanjolle.
Edhe pse e ka nxjerrë në shitje klubi andaluzian nuk ka pranuar një ofertë të ardhur Rayo Vallecano skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division, por Malaga e ka kthyer mbrapsht këtë ofertë pasi e ka cilësuar shumë të ulët.
Edhe pse janë në vështirësi serioze financiare dhe rrezikojnë falimentimin, drejtuesit e Malagas nuk kërkojnë ta lejojnë të largohet për një çmim të lirë mesfushorin e kombëtares shqiptare të cilin e vlerësojnë shumë më tepër dhe kërkohet në La Liga.