Malaj: Marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira, ato s’përcaktohen nga një moment

12 dhjetor 2023 | 12:02

Petrit Malaj ka pak më tepër se një muaj prej që ka marrë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë.

Për këtë periudhë, ai ka zhvilluar një mori takimesh me drejtues institucionalë e politikë.

Në intervistën për “KlanKosova.tv” diplomati shqiptar ka treguar se kudo që ka shkuar, pritja ka qenë sa vëllazërore aq edhe diplomatike.

Duke qenë se në Prishtinë ka ardhur në një periudhë kur raportet Kosovë – Shqipëri janë të diskutueshme, ai e thotë krejt diçka tjetër për këtë marrëdhënie.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Kanë qenë të tilla dhe do të vazhdojnë të jenë. Marrëdhëniet nuk përcaktohen nga një moment, fjali, apo term i caktuar në një moment të caktuar. Marrëdhëniet janë gjithëpërfshirëse, marrëdhëniet ka qenë historike dhe marrëdhënie të tilla do të jenë”, është shprehur ai.

Malaj ka theksuar se Shqipëria mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe këtë, duke shtuar se për këtë është duke u kujdesur edhe kryeministri Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve. Padyshim…