Malajzi, ish-kryeministri arrestohet pas skandalit me fondin shtetëror të investimeve
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin e 628 milionë dollarëve nga fondi i investimeve publike prej miliard dollarësh, njoftuan autoritetet malajziane.
Komisioni Antikorrupsion Malajzian njoftoi se kishte mundësuar arrestimin e Najib Razak në kuadër të hetimit për një skandal të gjerë financiar që lidhet me fondin një miliard dollarë dhe përvetësimin e 2,6 miliardë ringitë (628 milionë dollarë) në llogarinë e tij personale, përcjell Atsh.
Ky skandal dhe dyshimet për përvetësim të shumave të mëdha nga ky fond investimesh nga ana e ish-kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij luajtën një rol kyç në humbjen në zgjedhjet e majit të koalicionit që ai drejtonte përballë aleancës reformiste të Mahathir Mohamadit.