
Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës
25 prill 2025
| 11:34
Me vendim të Qeverisë së Malajzisë, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.
“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes së lirë dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malajzisë.