![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/Kosova.jpg)
Malajzia ndihmon Kosovën me 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza
15 gusht 2020
| 11:11
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më 6 korrik të këtij viti.
Haradinaj-Stublla ka bërë me dije se Qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojë Kosovës ndihmë anti Covid-19, donacion prej 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.
“Falënderoj përzemërsisht ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Facebook”.