Malcolm Simmons: Rasti ‘Kleçka’ s’do të duhej të shkonte asnjëherë në gjykatë

12 korrik 2021 | 14:08

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka deklaruar se rasti i njohur si ‘Kleçka’ sipas tij është rasti që s’do të duhej të shkonte asnjëherë në gjykatë.

Sipas tij, ky rast ishte bazuar në dëshmi të vetëm një dëshmitari që ka pasur sëmundje mendore dhe ka vdekur para se të zhvillohej gjykimi.

“Rasti ‘Kleçka’ sipas meje është raste që s’do të duhej të shkonte në gjykatë. Ishte rast që ka pasur shumë pak shanse që të arrijë sukses. Rasti është bazuar në dëshmi të vetëm një dëshmitari që ka pasur sëmundje mendore dhe ka vdekur para se të zhvillohej gjykimi. Dëshmia ka qenë kontradiktore, jo vetëm sa i përket shënimeve por edhe në bazë të shënimeve të forenzikës”, ka pohuar Simmons gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Tutje ish-gjyqtari i EULEX-it ka theksuar se nëse do të ishte iniciuar një rast i tillë në Mbretërinë e Bashkuara, do të kishin qeshur me të.

Në rastin ‘Kleçka’ akuzohej Fatmir Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Simmons ka theksuar se misioni i EULEX-it nuk ishte mision “i sundimit të ligjit, por ishte mision politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Leart Emini është larguar nga skuadra e…