Malcolm Simmons thotë se EULEX-i dhe BE-ja nuk e kuptojnë shtetin e së drejtës

14 prill 2021 | 11:43

Ish-shefi i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i ka reaguar shefit të këtij misioni, Lars-Gunnar Wigemark, i cili ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Wigemark ka shkruar se Osmani e kupton mirë rëndësinë e sundimit të ligjit. Ndërsa Simmons i ka thënë atij shtetin e së drejtës nuk e kupton EULEX-i dhe Bashkimi Evropian.

“Unë s’kam dyshim që Qeveria e re e Kosovës dhe Vjosa Osmani e kuptojnë shtetin e së drejtës, Lars-Gunnar Wigemark. Është vetëm turp që EULEX-i dhe BE-ja s’e kuptojnë”, ka shkruar Simmons në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se…