![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/maldini.jpg)
Maldini, besnik i Milanit
01 korrik 2022
| 11:10
Paolo Maldini kontrata e të cilit si drejtor teknik i Milanit skadonte sot, ka vendosur të rinovojë për dy vite të tjera, duke i dhënë fund një telenovele që mbajti në ankth tifozerinë kuqezi përgjatë gjithë muajit qershor.
Legjenda e Milanit do të vijojë të merret me aspektin sportiv të klubit, së bashku me drejtorin sportiv Frederic Massara.
Pas arritjes së marrëveshjes, Maldini ka thënë se: “Pritëm deri në fund, por erdhi rinovimi. Jemi pak vonë me merkaton, por do të rekuperojmë. Jam shumë i lumtur”.