Maldini: Gattuso, trajner i duhur për Milanin

11 prill 2019 | 21:39

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Madridi që tash është me rol drejtuesi në klubin e zemrës, ka folur për “Mediaset” për të ardhmen e Gennaro Gattusos.

Mediet italiane janë duke raportuar se Antonio Conte do të zëvendësojë Gattuson në fund të sezonit. Por, Maldini ka hedhur poshtë gjithçka. Ai beson se Rino është njeriu i duhur për shtatë herë kampionët e Evropës.

“Ne jemi të kënaqur me Rino dhe kurrë nuk e kemi vënë në diskutim”, u përgjigj Maldini.

“Nuk e kemi pasur kurrë idenë e largimit të tij. Jemi të bindur se është trajneri i duhur për Milanin. Klubi ka një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë me të, si me lojtarët. Rino di gjithçka, e di se çfarë mendojmë për të dhe për punën e tij. Gjithashtu, ai mund t’iu japë një dorë të rinjve, pasi e njeh mirë këtë mjedis. Ai ka një kontratë 2-vjeçare. Leonardo dhe unë shpesh i themi njëri-tjetrit: sa mirë do të ishte, po të fitonim me Rino në stol. Ne flasim drejtpërdrejt, shumë më mirë se sa të flasim prapa krahëve”, ka deklaruar Maldini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR njoftoi se në ditët në vijim do të kryejnë…