Maldini: Jemi gati të rikthejmë Ibrën
02 dhjetor 2018
| 18:54
Drejtori i seksionit të sportit tek Milani, Paolo Maldini ka komentuar zërat e orëve të fundit, për një afrim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviq tek kuqezinjtë, ku është shprehur se nëse do jetë një operacion i mundshëm, tek “djalli” janë gati që ta kryejnë.
“Ibahimoviq? Nëse është diçka që mund të bëhet, atëherë ne pranojmë dhe jemi gati për ta marrë. Kemi disa ide për merkaton pasi, jemi në dhjetor dhe duam që të rikthehemi në katër vendet e para. E theksoj, se jemi të lumtur me lojtarët që kemi, edhe me ato që po i mbaron kontrata. Paketa? Do të vijë, edhe pse ka ende disa detaje për të përmbushur. Do donim që të çlodhej disi pas sezonit në Brazil, për të rifilluar të luajë me ne”, ka thënë Maldini.