Malësia e Vogël, Gexha, Ratkoci, Vrajaka, Bratatini, Dejni dhe Dobidoli në përkrahje të Smajl Latifit

09 nëntor 2021 | 20:50

Kryetari i Komunës së Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për mandatin në vazhdim, Smajl Latifi, ka marrë përkrahje të fuqishme nga Malësia e Vogël, Gexha, Ratkoci, Vrajaka, Bratatini, Dejni dhe Dobidoli.

“Malësia e Vogël, Gexha, Ratkoci, Vrajaka, Bratatini, Dejni dhe Dobidoli na rezervuan një pritje madhështore. Vazhdojmë bashkë, për zhvillimin e komunës sonë! Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen e bashkëqytetarëve kudo që ishim sot”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Latifi në raundin e parë ka marrë 47,23 për qind të votave.

Ai do të përballet më 14 nëntor në balotazh me kandidatin e LV-së, Visar Korenica, i cili ka marrë 24 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha doli në konferencën…